TRADITA E EKSPRESIT ITALIAN SI TRASHËGIMIA E PARË JOMATERIALE E NJERËZIMIT

Bazzara Espresso bëhet anëtare e Konsorciumit për Mbrojtjen e Kafes Tradicionale Italiane Espresso për të mbështetur kandidaturën e Unesco-s për ritualin e kafesë Made in Italy.

Që kafeja ekspres dhe rituali i saj të konsiderohet një “thesar italian” për t’u ruajtur, është sot një detyrë e të gjithë pjesmarrësve në sektorin e kafesë dhe jo vetëm. Prandaj, me rëndësi të veçantë është iniciativa e Konsorciumit për Mbrojtjen e Kafes Tradicionale Espresso Italiane, e cila po promovon kandidaturën e ekspresit tradicional italian në Unesco për të marrë titullin si një trashëgimi jomateriale e njerëzimit.

Një nismë që nuk kaloi pa u vënë re nga Bazzara Espresso, e cila e priti me padurim ftesën dhe nismën. Fillimisht, vëllezërit Franko dhe Mauro, për të mbështetur projektin, zgjodhën të dilnin vetë në terren me një video të shkurtër në të cilën ata tregojnë se pse kishin aq shumë dëshirë për të mbështetur nismën, duke ftuar të gjithë operatorët e sektorit që të kontribuojnë derisa mbledhja e firmave për të çuar deri në fund iniciativën,  të ishte e suksesshme.

Disa muaj më vonë, Bazzara Espresso zgjodhi gjithashtu të bëhet anëtare e Konsorciumit për Mbrojtjen e Kafes Tradicionale Italiane Espresso për të rikonfirmuar me më shumë këmbngulje një nga vlerat e kompanisë: formimi i rrjetit të kafesë, e mbështetur nga menaxherët e kompanive dhe e mbrojtur me rigorozitet. 

“Rituali i kafesë tradicionale italiane ekspres është një trashëgimi kulturore e Italisë dhe përfshirja e medias është gjithashtu e rëndësishme në këtë fazë, për të nënvizuar vlerën e nismës së Konsorciumit, duke shmangur me çdo kusht çfarëdolloj ndarjeje”, thotë CEO i kompanisë së kafesë triestine Mauro Bazzara, duke kujtuar gjithashtu se faqja e internetit www.ritodelcaffe.it është aktive dhe çdokush mund të regjistrohet për t’iu bashkuar nismës nëpërmjet aplikacionit.

“Ne vlerësojmë shumë – shton biznesmeni nga Trieste – punën e një prej njerëzve më të rëndësishëm të rrjetit, Giorgio Caballini i Sassoferrato, President i Konsorciumit, i cili vitet e fundit ka punuar fort për të bashkuar forcat në të gjithë territorin kombëtar. Është e rëndësishme të marrim pjesë dhe që secili prej nesh të jetë i përfshirë për t’u siguruar që rituali i ekspresit italian të bëhet pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një iniciativë e dobishme për të gjithë operatorët në sektorin e kafesë dhe jo vetëm, gjithashtu për të gjithë dashamirët e kafesë cilësore dhe tradicionale”.

“Në punë, si dhe në jetë – thotë Franco Bazzara, President i Bazzara Espresso – besoj se është thelbësore të krijohen lidhje dhe rrjet. Prandaj është e nevojshme të jemi kompakt, ta përhapim këtë mesazh aderimi edhe tek klientët e saj, furnitorët dhe mediat e qytetit për t’i informuar ata, duke përdorur edhe mediat sociale, një mjet themelor për promovimin e këtij projekti të rëndësishëm. Shpresoj se do të mbështetet nga shumë operatorë, jo vetëm nga bashkatdhetarët por edhe nga shumë adhurues të huaj të artit të kafesë “Made in Italy”. Ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë dhe shpresojmë që të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe shumë të tjerë, duke iu bashkuar dhe nënshkruar apelit të Konsorciumit!”përfundon Bazzara.

Për më shumë informacion mbi Bazzara Espresso mund të konsultoni faqen e internetit Bazzara.it